Tre te plagosur për pronën, polici qëllon me armën e shërbimit dy vëllezër, disa të arrestuar

3 months ago 33

Një konflikt për pronën mes kushërinjve ka përfunduar në përdorimin e armëve të zjarrit e për pasojë tre persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në Mamurras.

Sipas burimeve, efektivi i policisë Sahit Ahmetaj ka shkuar në pronën të cilën ai e pretendonte dhe kishte konflikte me dy kushërinjtë e tij Adrian dhe Fatos Sela. Pas konfliktit efektivi ka qëlluar me armën e shërbimit.

Ndërkohë edhe dy vëllezërit sela janë kundërpërgjigjur. Për pasojë efektivi është qëlluar me një plumb në këmbë. Ndërkohë të plagosur kanë mbetur edhe vëllezërit sela. Fatmirësisht të tre janë jashtë rrezikut për jetën.

Policia njofton se katër persona janë arrestuar lidhur me këtë ngjarje.

“S. A., 55 vjeç, banues në Fushë-Krujë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 76/22/25 i Kodit Penal;

– A. A., 45 vjeç, F. S., 33 vjeç, Y. S., 40 vjeç, të tre banues në Mamurras, të dyshuar për kryerjen e veprave penale “Vrasja me dashje”, mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga nenet 76/22/ 25 dhe 278 të Kodit Penal”, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article