Policia nuk sheh “asnjë motiv tjetër përveç terrorizmit” për momentin, tha prokurori Markus Kaspers, i cili po heton sulmin me thikë në Festivalin e Solingenit, në të cilin tre persona vdiqën dhe tetë të tjerë u plagosën.
Gjatë një konference për shtyp, drejtori i policisë Torsten Fleiss konfirmoi se sulmuesi kishte synuar në mënyrë specifike qafën e viktimave të tij, gjë që fillimisht ishte mohuar.
Lexo edhe :
Related Posts
Duke iu referuar viktimave dhe të plagosurve, Fleiss deklaroi se të vdekurit janë një burrë 67-vjeçar , një burrë 56-vjeçar dhe një grua 56-vjeçare , ndërsa katër po luftojnë për jetën dhe se autori do të përballet me akuzat për të paktën tre vrasje.
GRAPHIC: Mass stabbing attack at the Music Festival of Diversity in Solingen, West Germany.
9 people have been stabbed.
3 killed on the spot.
As per eyewitnesses, the assailant is an Arab man who is now on the run. pic.twitter.com/5aoBV5ReN2
— 𝕊𝕔𝕠𝕥𝕥 𝕄. (@RandomHeroWX) August 23, 2024
Në orët e para të mëngjesit u arrestua një djalë 15-vjeçar, i cili përfundimisht rezultoi se nuk ishte autori i sulmit, por mësohet se para sulmit ai ishte duke biseduar me dikë që i përshkruante planet e sulmit.
Prokurori Markus Caspers u shpreh se autoritetet janë ende në kërkim të motiveve dhe në kërkim të një autori mashkull.
Nuk ka asnjë lidhje të qartë midis njerëzve që u sulmuan dhe autorit thanë autoritetet, duke shtuar më shumë dyshimet për një sulm terrorist./vizionplus.tv