Tre vjet më parë luftonte për jetën në fushë, Eriksen rikthehet të luajë në Europian

5 months ago 24

Një ditë e veçantë për Christian Eriksen. Danezi është në formacionin e kombëtares së tij për ndeshjen ndaj Sllovenisë për ndeshjen e parë të Grupit të 3-të të Euro 2024 dhe do të garojë sërish në turneun që i ndali zemrën!

Tre vjet e katër ditë, ose thënë ndryshe 1100 ditë pas mbrëmjes kur mesfushori i atëhershëm 29-vjeçar pësoi një pengesë dhe “tronditi” Evropën futbollistike, fituesi i jetës jo vetëm që është rikthyer në nivelin më të lartë, por do të garojë sërish në Europian.

Lexo edhe :

Related Posts

Ishte data 12 qershor 2021 dhe ndeshja mes Danimarkës dhe Finlandës për EURO 2020. Në minutën e 43-të të ndeshjes, mesfushori i atëhershëm i Interit u rrëzua, pa asnjë përplasje apo shenjë të mëparshme. Menjëherë u fut stafi mjekësor dhe përdori frymëmarrje artificiale dhe defibrilator, ndërsa ai i ishte nënshtruar edhe trakeotomisë.

Menjëherë futbollistët danezë të përlotur krijuan një mur rreth shokut të tyre të skuadrës. Padyshim imazhi më i “fortë” i turneut. /vizionplus.

Read Entire Article