Treni i mallrave del nga shinat dhe përplaset me atë të pasagjerëve në Milano, makinisti shmang tragjedinë

6 days ago 35
Reklamë

Një aksident hekurudhor ka ndodhur në Milano, kur një një tren mallrash, i cili doli nga shinat u përplas me një tren pasagjerësh me shpejtësi të ulët. Sipas asaj që raportojnë mediat italiane, nga përplasja ka mbetur i plagosur një drejtues treni dhe 5 pasagjerë janë lënduar.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 06:30 në via Pallanza, në kryqëzimin me viale Fulvio Testi. Nga hetimet e para, A2 shkruan se, rënia e kontejnerit në linjën hekurudhore u shkaktua nga përplasja e mëparshme midis dy trenave të mallrave, njëri prej të cilëve doli nga shinat. Menjëherë më pas mbërriti treni i pasagjerëve dhe përplasja ishte i pashmangshme.

Por frenimi i makinistit 24-vjeçar parandaloi më të keqen. Përplasja me trenin ndodhi me shpejtësi të reduktuar. Ekipet e shpëtimit vlerësuan në vend, gjendjen e 133 pasagjerëve dhe drejtuesve të trenit 2411 i cili vinte nga Domodossola dhe ishte nisur drejt Milanos Centrale.

Aksidenti shkaktoi ngadalësim në trafikun hekurudhor. Përveç vonesave në linjën hekurudhore, trafiku në zonat e afërta u përkeqësua, edhe për shkak të mbërritjes masive të mjeteve të urgjencës.

/a.r

Read Entire Article