Policia ka mundur të identifikojë autorin e dyshuar të vendosjes së tritolit në derën e banesës së motrave Alda dhe Xhovana Nikolli, 5 ditë më parë në Elbasan.
Policia ka sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë në zonën ku banonin prej dy muajsh me qira motrat Nikolli.
Lexo edhe :
Related Posts
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë, është vënë re një person duke lëvizur në zone, në orën kur ka ndodhur shpërthimi me tritol.
Autori i dyshuar, emri i të cili ende nuk bëhet i ditur, rezulton me precedent të mëparshëm kriminal.
Ndërkohë për atentatin motrat Nikolli kanë akuzuar të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumanin, për shkak të lidhjes që njëra prej tyre, Alda Nikolli kishte me të dënuarin që ka marrë statusin i penduari i drejtësisë.
Ndërkohë edhe e motra e saj, Xhovana Nikolli është një personazh i njohur në rrjetet sociale, pasi është e dashura e Amarildo Nikollit, një vrasës me pagesë, i cili njihet me nofkën “Shkodrani” dhe ndodhet në qeli ku është kthyer në një të penduar të drejtësisë.
Si pasojë e shpërthimit mbeti i plagosur një fqinj i motrave Nikolli, 26 vjecari Enea Thomarai, të cilin e ka dëmtuar dera e banesës së tij./vizionplus.tv