Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim një prej autorëve të dyshuar të hedhjes se një sasie të vogël lëndë plasëse pranë derës së banesës të Robert Gera.
“Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore Policia ka bërë të mundur identifikimin e njërit prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje, konkretisht shtetasin L. M., dhe vijon puna për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin policor.
Lënda plasëse shpërtheu në orët e para të mëngjesit në lagjen “Mark Lula” në Shkodër. Policia ka marrë në pyetje familjen të cilës iu vu tritoli, por nuk kanë shprehur asnjë dyshim, duke theksuar se nuk kanë konflikt me askënd.
Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale, ndërsa policia e cila mbërriti në vendngjarje nisi hetimet për këtë rast.
Shpërthimi tronditi zonën ndersa grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon veprimet për sigurimin e provave me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Pritet që në ndihmë tu vijnë edhe kamerat e sigurisë në zonë që mund të kenë pikasur lëvizjet e dyshimta në zonë në momentin që ka ndodhur ngjarja. Ndërkohë vetëm pak minuta përpara këtij shpërthimi në një tjeter zonë të Shkodrës, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, rreth orës 03.32 kanë marrë flakë dhe janë djegur dy automjete tip “Benz” dhe “BMW”, në pronësi të shtetasit Erdi Kraja. /vizionplus.tv