Katër fëmijë u gjetën të vdekur në Misuri, SHBA, pasi nëna e tyre i vuri zjarrin shtëpisë ku ata jetonin. As ajo nuk i ka shpëtuar zjarrit.
Arsyeja pse ajo i vuri zjarrin ishte mosmarrëveshja me babanë e fëmijëve. Zjarri ka nisur në një dyshek. Zjarrfikësit u thirrën në një shtëpi në Ferguson në orën 4:23 të mëngjesit të së hënës për të gjetur ndërtesën të përfshirë nga flakët. Trejsi Panus tha se pesë personat që vdiqën u gjetën brenda shtëpisë. Fqinji, Jerry McClure, tha se u zgjua për të parë flakët. Ai thirri 911 dhe shkoi me një fqinj tjetër në shtëpi, ku gjetën anën jugore të shtëpisë në flakë.
Policia thotë se u gjet një shënim në të cilin nëna shkruante qëllimet e saj për të marrë jetën e saj dhe të fëmijëve të saj.
Disa orë para se të vinte zjarrin, Prausner kishte postuar një foto të saj me fëmijët e saj në Facebook, ku shkruante: “Të gjithë fëmijët e mi po flenë të qetë në shtretërit e tyre. E di që ata janë të dashur aq shumë sa do të bëja gjithçka për ta. Ky është momenti im më i mirë.’
Baballarët e katër fëmijëve thanë në një deklaratë të përbashkët se “ne jemi të fokusuar në nderimin e jetës së katër fëmijëve tanë të mrekullueshëm dhe planifikojmë ta bëjmë këtë së bashku”. /vizionplus.tv