Trump reagon pas debatit me Harris: Ishte debati im më i mirë, pse do duhet një raund i dytë?

1 week ago 24
Reklamë

Ish-presidenti dhe kandidati i republikanëve për president, Donald Trump ka reaguar pas debatit që pati me kundërshtaren e tij Kamala Harris. Duke e quajtur si “debatin e tij më të mirë ndonjëherë”, Trump tha se ai ia doli kundër tre kundërshtarëve, duke iu referuar edhe moderatorëve që drejtonin debatin.

“Mendova se ishte shumë mirë. Ishim tre kundër një, por unë e parashikova,” tha ai.

I pyetur nëse do të dëshironte një debat të dytë, Trump u shpreh se nëse ai ka fituar debatin për çfarë do të duhej një raund i dytë.

“Ajo (Harris) e dëshiron sepse humbi. Nuk e di. Më duhet të mendoj për këtë. Por nëse e fiton debatin, mendoj se ndoshta nuk duhet ta bëj. Pse duhet të bëj një debat tjetër? Ajo menjëherë tha se duam një debat tjetër. E dini se çfarë ndodh kur jeni një luftëtar dhe ju dëshironi menjëherë një luftë të re? Nëse do të ishte një debat të drejtë, ndoshta do ta bëja këtë”, tha Trump.

Gjatë debatit prej 90 minutash, Trump dhe Harris morën reagime pozitive dhe negative për shfaqjet e tyre përkatëse.

/a.r

Read Entire Article