Trupi i Navalny nuk i dorëzohet familjes, e veja e opozitarit rus: Putin është satanist

8 months ago 8

Yulia Navalya, e veja e liderit të opozitës ruse, Alexei Navalny, në një video të postuar sot në rrjetet sociale akuzon presidentin rus, Vladimir Putin, për satanizëm.

Duke kritikuar autoritetet ruse për dështimin e tyre për t’ia dorëzuar trupin e Navalny familjes së tij nëntë ditë pas vdekjes së tij, Julia thotë në video se ajo vetë është thellësisht fetare dhe nuk mund ta imagjinojë se nuk mund të vajtojë burrin e saj pa trupin e tij.

“Putin, i cili e përshkruan veten si një i krishterë i devotshëm, tallet me eshtrat e të vdekurve dhe demonstron se ai është një satanist”, vuri në dukje Yulia Navalnaya.

NEW

In her latest video, @yulia_navalnaya goes after Putin and his regime for withholding the body of her husband from his mother and torturing her for days with lies and threats.

She calls Putin and his cronies satanic and says they will answer for their crimes.

Her video… pic.twitter.com/9ahJHkjkgX

— Yashar Ali 🐘 (@yashar) February 24, 2024

“Dorëzojeni Alexein. E torturuat të gjallë dhe vazhdoni ta torturoni të vdekur. Ju po shkelni çdo ligj, qoftë njerëzor apo hyjnor”, shtoi ajo.

E veja e Navalny akuzoi gjithashtu Putinin se vazhdon të torturojë nënën e Alexeit për ta bërë atë të përkulet. Megjithëse Putin pozon në kishat ortodokse ruse duke mbajtur një qiri dhe duke puthur ikona, në realitet ai është i zhytur nga urrejtja dhe dëshira për hakmarrje, vuri në dukje Navalnaya.

“Asnjë i krishterë nuk mund të bëjë kurrë atë që Putini bën tani me Aleksein e vdekur”, tha ajo. /vizionplus.tv

Read Entire Article