Turistë në luginën e Shkopetit, të huajt vlerësojnë natyrën, ushqimet dhe mikpritjen

4 months ago 27

Nga Dritan Kurti 

Lugina e Shkopetit është ndër zonat më tërheqëse në Mat. Për shkak të pozicionit gjeografik si dhe elementëve që e përbëjnë, ajo po bëhet çdo ditë e më shumë destinacion turistik. Ata që e frekuentojnë më shumë janë të huajt.

Jeniffer dhe bashkëshorti i saj vijnë nga Zvicra. Jeniffer thotë se në turneun e saj përfshiu edhe Shqipërinë nga e cila ka mbetur e kënaqur.

“Ne udhëtuam vitin e kaluar në Spanjë dhe Portugali. Për këtë vit u menduam gjatë se ku do të udhetonim dhe vendosëm të vijmë në Ballkan për të vizituar Kroacinë, Bosnjën dhe Shqipërinë. Ne e gjetëm këtë urën duke përdorur Google Maps, asgjë tjetër përtej asaj. Më pëlqejnë vendet që nuk janë shumë të mbushura me turistë. Më pëlqejnë vendet lokale që janë të pa zbuluara akoma. Këtu në Shqipëri më pëlqen ushqimi, njerëzit, qentë e rruges, macet, plazhi dhe malet, të gjitha”.

E reja nga Zvicra thotë se kjo nuk do të jetë hera e fundit që do të vijë në Shqipëri, madje do t’ia rekomandojë edhe miqve të saj kur të kthehet.

“Është hera e parë në Shqipëri por nuk do të jetë e fundit. Kemi dy jave këtu dhe deri tani nuk ka gjë që nuk më pëlqen. Mezi pres të ik në Zvicër dhe të flas për eksperiencën time këtu. Kur të kthehem do të informoj njërzit se si është Shqipëria në të vërtetë. Do të flas për njerëzit dhe shtetin ashtu siç e shikuam ne.”

Me gjithë se ka potencial të jashtëzakonshëm për zhvillimin e turizmit, në luginën e Shkopetit ende mungojnë hapësirat akomoduese./vizionplus.tv

Read Entire Article