Kreu i qeverisë, Edi Rama përmes një videoje në Facebook ka sjellë përshtypjet e turistëve të huaj dhe vendas të cilët kanë zgjedhur jugun e Shqipërisë për të pushuar. Turistët e huaj shprehen të mahnitur nga bukuritë e Shqipërisë, uji, klima, dielli dhe çmimet, të cilat duke i krahasuar me vendet e tyre të origjinës, thonë se janë tepër të arsyeshme.
“Vend i dashur, i bukur dhe i paqtë!”
“Ka një pamje shumë të bukur, njerëzit janë shumë të sjellshëm. Çmimet janë të ulëta. Më bukur s’ka në botë.”
“Është udhëtimi i parë në Shqipëri dhe jam shumë e lumtur. Ky plazh është shumë i pastër dhe ata që shërbejnë janë shumë të sjellshëm.”
“Vijmë enkas sepse ky vend është 100 herë më i bukur dhe çmimet janë shumë të arsyeshme.”
“Ksamili është tepër i bukur, një nga ishujt më të bukur që kam vizituar.”
“Ksamili është një vend shumë i bukur, moti është shumë i mirë. Njerëzit janë shumë të dashur dhe plazhet fantastike.”
“Çmimet janë të arsyeshme. Vij nga Norvegjia që është një vend i shtrenjë dhe të qëndrosh këtu është pothuajse falas.”
“…dhe me entuziazmin e pushuesve vendas e të huaj nga Saranda dhe Ksamili, të cilët po shijojnë plazhet e kristalta, klimën fantastike të bregdetit dhe gjithë ofertën turistike duke ndarë këto përjetime të sinqerta, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë, krahas videos./vizionplus.tv