Zeki Oz, 35 vjeç është ekstraduar drejt Gjermanisë. 35-vjeçari gjerman u ndalua në Morinë rreth 2 muaj më parë pasi rezultoi se akuzohet nga autoritetet gjermane, për plagosje dhe për vjedhje.
Dyshohet se në vitin 2019, 35-vjeçari, në një vendparkim automjetesh në Heiningen, ka goditur një shtetas, me grushte dhe me send të fortë, si dhe i ka vjedhur atij çantën me sende personale.
Policia e Shtetit vijon intensivisht bashkëpunimin me homologët, për të kapur dhe nxjerrë përpara drejtësisë, shtetasit e kërkuar ndërkombëtarisht./vizionplus.tv