U arrestua pasi po lëvizte me makinë në gjendje të dehur, publikohet fotoja e Justin Timberlake me pranga në duar!

3 months ago 17
Reklamë

Ylli i popit Justin Timberlake është arrestuar, pasi u ndalua duke drejtuar makinën në gjendje të dehur në Hamptons.

Arrestimi u bë mbrëmjen e së hënës në Sag Harbor, Nju Jork, por u lirua pa kusht dhe me 26 korrik pritet të dalë para gjykatës.

Ylli i popit kishte shkuar të takonte disa nga miqtë e tij në një hotel për darkë dhe ishte larguar pak pas mesnatës me makinën e tij.

Këngëtari, sipas TMZ,  ishtea injoruar një shenjë STOP dhe kur policia e ndoqi dhe e ndaloi për një test të alkooli, ai nuk kishte  pranuar dhe miqtë e tij dolën në vendngjarje dhe iu lutën autoriteteve që ta linin të largohej.

Oficerët zbatuan detyrën e tyre dhe e vunë në pranga.

Read Entire Article