Gjykata e Apelit ka zbutur masën e sigurisë për Robert Kullën, djalin e Nehat Kullës, i cili u arrestua për dhunë në familje.
Ndaj Robert Kullës, Apeli ka vensor masën e sigurisë “arrest shtëpie”, duke prishur vendimin e Shkallës së Parë që e dënoi atë me “arrest me burg”.
Lexo edhe :
Related Posts
“Në përfundim të gjykimit, sot më datë 14.06.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Gjyqtar z. Fuat Vjerdha vendosi:
– Miratimin e vendimit nr. 1443 Regj.Them, datë 03.06.2024 të Gjykatës të Shkallës së Parë të Juridiksion të Përgjithshëm Tiranë me këto ndryshime:
– Caktimin ndaj të dyshuarit R. K të masën e sigurimit “arrest në shtëpi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, duke e urdhëruar të dyshuarin R. K të mos largohet nga banesa e tij…
– Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të dyshuarit R. K nga IEVP “Jordan Misja” Tiranë, nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër ligjor”, njofton Gjykata e Apelit.
Robert Kulla u akuzua për dhunë në familje nga njerka e tij, por ai vetw ka pretenduar se nuk ka ushtruar dhunë, por konflikti me gruan e babit të tij është një konflikt civil, që lidhet me pronësin e banesës, ku të dy pretendojnë pronësis, pas vdekjes së Nehat Kullës.
Robert Kulla e kërkon si trashgimtarë dhe njerka si bashkëshorte e të ndjerit. Arrestimi i Robert Kullës u bë pas denoncimit të bërë nga bashkëshortja e Nehat Kullës. /vizionplus.tv