Një turist spanjoll është dëmtuar duke u larë në lumin Vjosa. Ai është transportuar menjëherë drejt spitalit të Përmetit.
Policia bën me dije se 46-vjeçari me inicialet J.A. ishte duke u larë në lumin Vjosa dhe ka marrë disa dëmtime.
Spanjolli ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. /vizionplus.tv