U fut në det për tu larë, humb jetën 51-vjeçari në Durrës

3 months ago 60

Një person ka humbur jetën ditën e sotme në Durrës, sapo është futur në det. 51-vjeçari Ll.K banues në Tiranë, ka rënë pa ndjenja sapo ka rënë në kontakt me ujin.

Dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Njoftimi:

Rreth orës 16:30, në Rrushkull Durrës, shtetasi Ll. K., 51 vjeç, banues në Tiranë, dyshohet se kur është futur në det për tu larë, ka pësuar arrest kardiak dhe si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 51 vjeçarit.

Read Entire Article