U kap duke shitur doza narkotikesh në Lushnjë, arrestohet në flagrancë 44-vjeçari

3 months ago 33

Policia ka arrestuar në flagrancë një 44-vjeçar në Lushnjë, i cili u kap fduke shitur doza të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit fizik të 44-vjeçarit A.A dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Njoftimi:

Vihet në pranga një 44-vjeçar që u kap në flagrancë duke shitur doza të lëndëve narkotike, të cilat i përgatiste në banesë.        

Sekuestrohen doza heroine dhe kokaine.   

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike. Për këtë rast, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve u arrestua në flagrancë shtetasi: 

-A. A., 44 vjeç, banues në Lushnjë. 

Gjatë kontrollit fizik ndaj këtij shtetasi dhe kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur doza të lëndëve të dyshuara narkotike heroinë dhe kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. 

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike heroinë dhe kokainë, i ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste në lagje të ndryshme.    

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮🚔

#tëvendosurkundërkrimit✅

#nëçdoskajtëvendit🇦🇱

#nëshërbimtëqytetarëve👮🤝🙍

Read Entire Article