U kap me 116 685 euro në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Durrës! Dyshohet se këto para janë përfituar nga veprimtari kriminale

5 months ago 18
Reklamë

Një 30-vjeçar është arrestuar në Durrës pasi u kap me 116 685 euro të dyshuara se janë përfituar nga veprimtari kriminale.

30-vjeçari Denis Trebeshina u ndalua në lagjen nr.17 të Durrësit, ku gjatë kontrollit të automjetit që ai drejtonte, u gjet kjo sasi parash, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet hetimore për të vërtetuar burimin e të ardhurave të këtij shtetasi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit Durrës, për veprime të mëtejshme.

Top Channel

Read Entire Article