U kapën me 585 kilogramë kokainë, gjykata greke cakton burgim të përjetshëm për shqiptarët

2 months ago 31

Gjykata e Apelit të Selanikut ka lënë në burgim të përjetshëm për të arrestuarit për një sasi rekord kokaine, 585 kilogramë.

Gjykata dënoi një 52-vjeçar, gruan e tij 43-vjeçare, dy mbesat e tyre (22 dhe 34 vjeç), si dhe një 36-vjeçar për çështjen, teksa të gjithë të dënuarit janë shtetas shqiptarë, me përjashtim të 36-vjeçarit, i cili ka nënshtetësi greke, por me origjinë shqiptare.

Kjo ishte një nga sasitë më të mëdha të kokainës të kapura në territorin grek. Sipas autoriteteve greke, kokaina me origjinë nga Amerika Latine, teksa vlera në treg mund të arrinte në 175 milionë euro.

Me përjashtim të 43-vjeçarit, i cili mohoi akuzat, të tjerët rrëfyen përfshirjen e tyre, por theksuan se menduan se në pako kishte hashash. Përveç kësaj, ata deklaruan se ata vetë ishin transportues të thjeshtë dhe se drogën do ta linin të në dy shtëpi, ku do ta merrte një person tjetër, i cili nuk bëhet i ditur.

“Nëse do ta dija se ishte kokainë, do të isha larguar. Mendova se ishte hashash”, tha 52-vjeçari.

Ai deklaroi se kishte punuar për 18 vite si zjarrfikës në Shqipëri dhe se i bashkëakuzuari do të merrte 10 mijë euro./vizionplus.tv

Read Entire Article