Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi njoftoi se helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave të angazhuara për shuarjen e zjarrit në vendin e quajtur Balgjaj, në fshatin Kurdari të bashkisë Klos.
Sipas reagimit të tij në rrjetin social “Facebook”, flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë pyjore dhe era e fortë dhe terreni malor e kanë bërë të vështirë punën e efektivëve.
“Helikopteri #Cougar ka shkuar në ndihmë të forcave të angazhuara për shuarjen e zjarrit në vendin e quajtur Balgjaj, në fshatin Kurdari të bashkisë Klos. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të gjerë pyjore. Era e fortë dhe terreni malor e kanë bërë të vështirë punën e efektivëve në terren, ndaj është kërkuar ndërhyrja nga ajri”, shkruan ai në rrjetet sociale.
Bëjmë me dije se që prej dy ditësh është rindezur zjarri dhe ka marrë përmasa të mëdha. Mësohet se sipërfaqja e vatrës së zjarrit që ka përshkuar mësivin pyjor me pish dhe Ah ka shkuar në rreth 40 Ha./vizionplus.tv