U vinin eksploziv anijeve për arsye konkurence, humbi jetën biznesmeni! Ky është 35-vjeçari i arrestuar, e ndihmonte në “aksion”

3 months ago 59

Policia e Sarandës në bashkëpunim me prokurinë arritën të zbardhnin vdekjen e biznesmenit Armandi Nelaj, i cili humbi jetën pas shpërthimit në një skaf.

Pas rezultateve të analizave në Laboratorin e Policisë Shkencore, u konfirmua se shpërthimi që i mori jetën biznesmenit Armandi Nelaj në Sarandë ishte i shkaktuar nga lëndë shpërthyese, tritol.

Lexo edhe :

Related Posts

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije që më pas hetimet e policisë zbuluan se kishte qenë vetë biznesmeni dhe miku i tij Eridon Muho 35-vjeç që ju vinin eksplozivë konkurentëve të linjës detare Sarandë-Korfuz, Finikas Lines, e cila është në pronësi të Andrea Qirjakos.

Hetuesit dyshojnë se lëndën plasëse do t’i vinin kësaj anije, por ka plasur dhe për pasojë ka humbur jetën biznesmeni Nelaj.

Ndërsa miku i tij është arrestuar nga policia.

Eridon Muho, i arrestuar

Njoftimi:

Hetime të thelluara në bashkëpunim me Prokurorinë, për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur më datë 24.07.2024, në portin e Sarandës, ku si pasojë e një shpërthimi, humbi jetën një 52-vjeçar.

Si rezultat i veprimeve të thelluara profesionale dhe hetimore, është arrestuar një shtetas i cili dyshohet se bashkë me 52-vjeçarin, do t’i vendosnin një anijeje një sasi eksplozivi, që shpërtheu aksidentalisht duke shkaktuar vdekjen e 52-vjeçarit.

Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Sarandë, nën drejtimin e Prokurorisë, si rezultat i veprimeve të thelluara hetimore të kryera, bënë të mundur zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 24.06.2024, në portin e Sarandës, ku si pasojë e një shpërthimi në det, humbi jetën shtetasi A. N.

Si rezultat i hetimeve, është ndaluar shtetasi E. M., 35 vjeç, banues në Sarandë.

Ky shtetas dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin A. N. kishin planifikuar vënien e një sasie eksplozivi te njëra nga anijet që operon në linjën Sarandë-Korfuz, për motive konkurrence.

Kjo sasi lënde plasëse ka shpërthyer aksidentalisht, gjatë tentativës për ta transportuar dhe vënë në anije, dhe si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. N.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article