U vra me thikë nga 25-vjeçari në Astir, policia arreston edhe shokun e viktimës

2 months ago 29

Policia e Tiranës, përveç 25-vjeçarit Darmen Keli, ka vënë në pranga edhe shokun e Amarildo Hoxhallarit, i cili mbeti viktimë pas goditjeve që mori me thikë.

Në një njoftim për media, policia bën me dije se shtetasi me iniciale A.M, ndodhej në të njëjtin motorr me viktimën, në momentin që ka ndodhur ngjarja dhe ishte në gjendje të dehur.

Lexo edhe :

Related Posts

Ndërsa autori Darmen Keli akuzohet për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda arrestuan shtetasin D. K., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 76 dhe 279 të Kodit Penal, dhe shtetasin A. M., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Shtetasi D. K., ditën e djeshme, në Unazë të Re, ka goditur me mjet prerës shtetasin A. H., 34 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën në spital, ndërsa shtetasi A. M., drejtuesi i motomjetit ku ndodhej 34-vjeçari që ka ndërruar jetë, ka rezultuar se drejtonte motomjetin në gjendje të dehur”, njofton policia./vizionplus.tv

Read Entire Article