U zbulua se kishte lidhje me një burrë të martuar, Miss-i nga Ukraina heq dorë nga kurora

9 months ago 25

Fituesja e konkursit të bukurisë Miss Japonia ka hequr dorë nga kurora pasi një lajm i një tabloidi zbuloi lidhjen e saj me një burrë të martuar.

Karolina Shiino, 26 vjeçe, u kurorëzua Miss Japonia dy javë më parë, por fitorja e saj ndezi debat publik për shkak të origjinës së saj nga Ukraina. Ndërsa disa e mirëpritën kurorëzimin e saj, të tjerë thanë se ajo nuk përfaqësonte idealet tradicionale japoneze të bukurisë. Kjo pasi e reja kishte lindur në Ukrainë por kishte marrë mbiemrin e njerkut të saj japonez.

Mes bujës, një revistë lokale publikoi një lajm ku pretendonte një lidhje me një burrë të martuar.

Artikulli raportoi se Shiino ishte në një marrëdhënie me një influencues dhe mjek të martuar. Burri nuk ka dhënë asnjë koment publik.

Në përgjigjen fillestare ndaj raportit javën e kaluar, organizatorët e konkursit mbrojtën Shiino, duke thënë se ajo nuk e dinte që burri ishte i martuar. Megjithatë të hënën, organizatorët thanë se ajo kishte rrëfyer se kishte ditur për martesën dhe familjen e burrit. Ajo kishte kërkuar falje që kishte gënjyer dhe organizatorët e kishin pranuar dorëheqjen e saj nga titulli, tha Shoqata Miss Japonia.

Shiino gjithashtu u kërkoi falje fansave të saj dhe publikut të gjerë në një deklaratë të hënën, ku tha se kishte vepruar nga frika dhe paniku në përgjigje të lajmit.

“Më vjen vërtet keq për telashet e mëdha që kam shkaktuar dhe për tradhtinë e atyre që më mbështetën”, tha ajo.

Titulli i Miss Japonisë tani do të mbetet vakant për pjesën tjetër të vitit.

Shiino u kurorëzua më 22 janar – personi i parë me prejardhje evropiane që iu dha ky nder. Ajo ka lindur në Ukrainë përpara se të shpërngulej me nënën e saj në Japoni kur ishte pesë vjeç dhe të merrte mbiemrin japonez të njerkut të saj. Ajo flet dhe shkruan rrjedhshëm japonisht.

/vizionplus.tv

Read Entire Article