Udhëtarë apo turistë? 5 milion persona hyjnë në vendin tonë në vetëm 6 muaj

2 months ago 26
Reklamë

Kthimi i vendit në një destinacion turistik, hyrja e operatorëve ajror me kosto të ulët, por dhe pozicioni gjeografik i aeroportit të Tiranës me linjat direkte, ka renditur Shqipërinë si vendin me rritjen më të lartë të numrit të turistëve dhe të fluturimeve. Sipas Bankës Botërore në tre muajt e pare të vitit regjistruam 65% më shumë fluturime.

Por sipas ekspertëve të turizmit jo domosdoshmërisht kjo përkthehet në rritje të shifrave reale.

“Duke qenë se aeroporti i Tiranës nuk është më aeroporti i Shqipërisë i cili ka fluturime direkte në më shumë se 100 destinacione të botës ndërkohë që Prishtinë, Mal të Zi, Maqedoni nuk ka më shumë se 35, kjo ka bërë që të udhëtojnë më shumë drejt europës nëpërmjet Tiranës”, shprehet Besnik Vathi.

Në gjysmën e parë të vitit nga aeroporti i Tiranës u regjistruan 32 mijë e 640 fluturime, ndërsa udhëtuan rreth 4.8 milionë pasagjerë, dyfish më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Por së bashku me fluturimet a po na rritet dhe numri i turistëve?

“Unë nuk jam skepktik për shifrat jo thjesht a janë të sakta, por për dy gjëra metodologjia e regjistrimit të vizitorëve të huaj, të cilët Ministria e Turizmit ,premtoi që do ta rishikonte sipas udhëzimeve të organizatës botërore të turizmit, por deri tani nuk është bërë. Këto shifra që raportohen janë të vizitorëve të huaj ku përfshihen edhe ata që s’janë turistë. Ekskursionistët, por dhe ata kalimtarë hynë në një pikë kufitare për të dalë në tjetrën”, shtoi Vathi.

Për përllogaritjen e saktë të të huajve që zgjedhin Shqipërinë për të vizituar dhe ata të cilët kalojnë tranzit nëpërmjet rrugëve tokësore dhe ajrore, Ministria e Turizmit planifikon të ndërtojë një sistem statistikash të quajtur “Këshilli Ndërinstitucional për Statistikat në Turizëm” të përafruar me direktivat e Bashkimit Europian.

Read Entire Article