Udineze shkarkon Kanavaron, ish-legjenda e Italisë në kërkim të një skuadre të re

3 months ago 33
Reklamë

Dikur konsiderohej një “digë”, pasi ishte një nga mbrojtësit më të mirë në botë, madje i vetmi mbrojtës që ka fituar “Top të Artë” në dekadat e fundit.

Bëhet fjalë për Fabio Kanavaron, i cili mesa duket nuk ka të njëjtin shkëlqim në rolin e trajnerit.

Muajt e fundit ai ishte emëruar në krye të stolit të Udinezes ku si objektiv kishte shpëtimin e skuadrës nga rënia nga kategoria.

Edhe pse kjo pikë e kontratës u përmbush, pasi Udineze mes shumë vështirësive arriti të mbijetojë, klubi bardhezi i ka komunikuar shkarkimin.

Tashmë mbetet që gjatë verës Kanavaro të vihet në kërkim të një skuadre të re.

Read Entire Article