Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) do të sigurojë një paketë ndihme prej 100 milionë dollarësh për Ukrainën për ta ndihmuar atë të përgatitet për dimër, njoftoi të martën zyra e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky.
Presidenti Zelensky u takua me Komisionerin e Lartë, Filippo Grandi, gjatë vizitës së pestë të kreut të UNHCR-së në Ukrainë që kur forcat e armatosura ruse pushtuan vendin në shkurt 2022.
“Një paketë e re ndihme nga UNHCR me vlerë 100 milionë dollarë do të vihet në dispozicion për të përgatitur Ukrainën për dimër. Duke pasur parasysh granatimet e pandërprera të objekteve energjetike, kjo është një ndihmë shumë e rëndësishme”, vuri në dukje Zelensky në një deklaratë për shtyp të lëshuar nga shërbimet e tij.
I had a meaningful meeting with UN High Commissioner for Refugees, @FilippoGrandi. The main topics of discussion were humanitarian support for Ukraine and assistance in preparing for the winter period.
I am grateful for the support provided to our country and our people. pic.twitter.com/ZFKTCvCf6w
— Volodymyr Zelenskyy / Володимир Зеленський (@ZelenskyyUa) July 16, 2024
Ai shtoi se Ukraina kishte nevojë për ndihmë të mëtejshme për të riparuar shtëpitë e dëmtuara dhe për të ngritur strehimore në shkolla dhe spitale në mënyrë që refugjatët të mund të kthehen në vend.
Nga ana e tij, Grandy tha se ai siguroi presidentin ukrainas se UNHCR do të vazhdojë të “qëndrojë pranë qeverisë së tij”, duke ofruar ndihmë për të prekurit nga lufta.
“Përgatitja për dimër është prioritet”, vazhdoi ai, duke sqaruar se përtej 100 milionëve të zotuara që do të vihen në dispozicion, agjencia e tij “do të vazhdojë të mobilizojë burimet”.
Grandi vizitoi gjithashtu një spital për fëmijë në Kiev, ku dy persona u vranë dhe 17 të tjerë u plagosën, duke përfshirë shtatë fëmijë, gjatë bombardimeve ruse këtë muaj.
“Asnjë vend nuk duhet të jetë më i mbrojtur se spitali i fëmijëve. E megjithatë, ai u godit nga një raketë më 8 korrik”, ka shkruar ai.
Kievi akuzoi Moskën për shënjestrimin e drejtpërdrejtë të spitalit. Pala ruse e mohoi këtë, me burime në Moskë që thanë se objektivat ishin infrastruktura energjetike dhe ushtarake aty pranë.
UNHCR vlerëson se ka 6.5 milionë refugjatë nga Ukraina për shkak të luftës, ndërsa të paktën 3.5 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit./vizionplus.tv