Ursula von der Leyen rizgjidhet Presidente e Komisionit Evropian

3 months ago 30

Ursula von der Leyen është rizgjedhur si Presidente e Komisionit Evropian pas një votimi të fshehtë mes eurodeputetëve.

Ajo siguroi mbështetjen e 401 anëtarëve të Parlamentit Evropian në një votim në Strasburg të enjten, 40 vota  më shumë seç i nevojiteshin.

Von der Leyen, e Partisë Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë, u zgjodh për herë të parë në vitin 2019.

Ajo tani do të shërbejë edhe pesë vjet të tjera në krye të BE-së.

Në një fjalim para eurodeputetëve përpara votimit, Von der Leyen tha se ajo do të mbështeste mbrojtjen evropiane me rritjen e shpenzimeve ushtarake.

Ajo gjithashtu premtoi se do të bashkëpunojë me “të gjitha forcat demokratike” në Parlament.

“Pesë vitet e fundit kanë treguar se çfarë mund të bëjmë së bashku. Le ta bëjmë përsëri. Le të bëjmë zgjedhjen e forcës,” tha ajo./vizionplus.tv 

Read Entire Article