Ushqimi falas në shkolla, Tomini: Gati studimi i fizibilitetit, po diskutohen skemat e shpërndarjes

2 hours ago 13
Reklamë

Shpërndarja e ushqimit falas në shkolla do të konkretizohet vitin e ardhëm si projekt pilot në disa shkolla të kryeqytetit. Ministria e arsimit dhe ajo e shëndetësisë kanë përfunduar studimin e fizibilitetit nëpër shkolla ku kanë parë mundësitë e ndërhyrjes për të ofruar ushqim.

Drejtoresha e ISHP Eugena Tomini në një intervistë për RTSH zbulon se cilat janë skemat që po diskutohen për të menaxhuar këtë proces.

“Janë vlerësuar skema të mirë koordinuara apo menaxhimit të ushqimit për sa i përket një opsioni të mundshëm të prezencës së mencës, për sa i përket vendosjes së mundshme të aparateve që do të gjenerojmë ose japin ushqim të sigurt dhe sipas rekomandimeve dietologjike dhe grup moshave të caktuara”, tha drejtoresha e ISHP-së, Eugena Tomini.

Por një alternativë tjetër është edhe prurja e ushqimit nga jashtë çdo ditë.

“Ndërkohë është gjykuar edhe në përshtatjen e ambienteve të caktuara në drejtim të një prurje ushqimi me katering. Pra do të gjykohen disa skema dhe në përfundim do të nxirret një vlerësim përfundimtar për të vijuar me të tjerë hapa ligjor në aspektin e sigurisë ushqimore në ambientet shkollore”, u shpreh Tomini.

Studimi I fizibilitetit ka marrë në konsideratë edhe një anketim që është bërë tek prindërit, mësuesit dhe fëmijët me qëllim marrjen në konsideratë të parë të asaj skeme ushqimore që konvergon nga të gjitha qëndrimet e përbashkëta.

Read Entire Article