Policia e Shkodrës ka arrestuar një 36-vjeçar me iniciale E.G.
I riu është denoncuar nga bashkëshortja e tij se ai ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe djalit të tyre.
Pas marrjes së këtij denoncimi, është bërë i munduar edhe arrestimi i 36-vjeçarit.
“Komisariati i Policisë Shkodër arrestoi shtetasin E. G., 36 vjeç, banues në Shkodër, pasi ka kallëzuar bashkëshortja e tij, se ai ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj dhe djalit të tyre”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./vizionplus.tv