Dy persona janë arrestuar në Dibër, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj bashkëshorteve të tyre.
Policia në një njoftim për mediat, bën me dije se në pranga kanë rë 56-vjeçari me iniciale A.H dhe 39-vjeçari me iniciale D.K.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër dhe Mat, pas njoftimit të marrë për një shtetas në qytetin e Peshkopisë dhe një shtetas në Burrel, të cilët po dhunonin bashkëshortet e tyre, menjëherë kanë shkuar në adresat e dhëna. Falë ndërhyrjes në kohë, kanë parandalur dy konfliktet që mund të kishin pasoja të rënda për jetën.
Shërbimet e Policisë arrestuan në flagrancë shtetasit: A. H., 56 vjeç, banues Burrel; dhe D. K., 39 vjeç, banues në Peshkopi, pasi në mënyrë të përsëritur, kanë ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshorteve të tyre”, njofton policia./vizionplus.tv