Një grua është dënuar me burg nga një gjykatë në Australi, pasi akuzohet se detyroi vajzën e saj të martohet, ndërsa ajo u vra 6 javë më aps nga bashkëshorti.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se nëna, detyroi vajzën e saj Ruqia Haidarit që të martohej me 26-vjeçarin Mohammad Ali Halimi në vitin 2019, në këmbim të një pagese të vogël.
Gjashtë javë pas martesës, Mohammad Ali Halimi vrau bashkëshorten, krim për të cilin tani po vuan dënimin e përjetshëm.
Këtë të hënë Jan u dënuam me 1 vit burg pasi akuzophet se ka ushtruar presion ndaj vajzës së saj për tu martuar.
Ligjet e martesës së detyruar u futën në Australi në vitin 2013 dhe parashikojnë një dënim maksimal prej shtatë vjet burgim. Janë disa çështje në pritje, por Jan është personi i parë që dënohet për këtë vepër.
Ruqia Haidari u detyrua të martohej në një ceremoni fetare jozyrtare në moshën 15-vjeçare, por që përfundoi pas dy vjetësh. Ajo nuk donte të martohej më derisa të mbushte 27 ose 28 vjeçe.
“Ajo donte të ndiqte studimet dhe të gjente një punë,” tha gjyqtarja Fran Dalziel.
Ndërsa Jan mund të ketë besuar se po vepronte në interesin më të mirë të vajzës së saj, gjyqtarja theksoi se ajo kishte injoruar vazhdimisht dëshirat e Haidarit dhe kishte “abuzuar” me pushtetin e saj si nënë.
Jan u dënua me tre vjet burg, por mund të lirohet pas 12 muajsh për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në komunitet.