Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës, ku një 19-vjeçare ka vrarë babanë e saj dhe e ka varrosur në oborrin e banesës.
Hygerta Meta dyshohet se ka vrarë 50-vjeçarin Pëllumb Meta, pasi ai ka dashur ta fejojë pa dëshirën e saj.
Vajza ishte studente në vitin e parë në degën Ekonomi-biznes dhe nuk pranonte të fejohej, pasi donte të vazhdonte shkollën.
Babai donte ta fejonte vajzën me një djalë nga fshati i saj, Shënvlash, por që rrinte në emigrim.
Pas vrasjes, e reja e ka mbështjellë trupin me qese plastike dhe e ka varrosur në oborr.
Ndërkohë, familjarë të tjerë dyshohet se mund të jenë përfshirë dhe të kenë pasur dijeni për ngjarjen, duke ndihmuar edhe në fshehjen e trupit.
“Gjithashtu, nga hetimet dyshohet se autore e vrasjes së 50-vjeçarit është vajza e tij, shtetasja H. M., 19 vjeçe, e cila është arrestuar për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Shtetasja H. M. ka deklaruar se motivi i vrasjes ka qenë nxitja prej babait, për t’u fejuar pa dëshirën e saj, si dhe konfliktet familjare që kanë patur”, njofton policia. /vizionplus.tv