“Vajzat do shohin lekët se unë nuk kam ndonjë bukuri”, aktori: Të jesh personi më i keq të pranojnë

7 months ago 25
Reklamë

Aktori i Portokallisë, Akili, deklaroi në “Ftesë në 5” se ai e sheh shumë të vështirë që sot të gjejë një vajzë që nuk sheh paratë tek djali.

Ai tha se sot vajzat fillimisht shohin fizikun, por më tepër fokusohen tek paratë që personi përballë ka.

“Jetojmë në një kohë ku gjërat nuk i shoh me anën e zemrës ose obsesionit, por i shoh me anë të logjikës. I shoh me logjikë. Në teori ju kuptoj juve. Se në teori unë jam Aladini dhe shkoj tek princesha. Në teori unë vërtet shkoj aty ku jam më mirë, por në realitet nuk është më kështu.

Një femër të sheh tek fiziku, në rastin tim që nuk kam njonjë bukuri të madhe shohin sa para ke. Momentin që ti ke, të jesh edhe personi më i keq të pranon. Një femër që është mësuar të harxhojë 200 mijë lekë në ditë dhe unë rrogën e kam 800, katër ditë shtyjmë me të”, tha aktori.

Top Channel

Read Entire Article