VanHorn takon Dumanin: SPAK ka mbështetjen e plotë të SHBA

2 months ago 26

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani si dhe drejtuesi i Seksioni Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho, pritën në një takim ditën e sotme të dërguarën me punë të SHBA në Shqipëri, Nancy VanHorn.

Gjatë takimi VanHorn shprehu vlerësimin e saj për punën e mirë të bërë nga SPAK në luftën kundër krimit të orgganizuar dhe korrupsionit.

Përmes një postii në rrjetet sociale Ambasada e SHBA në vendin tonë shprehet se VanHorn theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.


Postimi i plotë:

🇦🇱 E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn u takua sot me Drejtuesin e SPAK-ut Altin Dumani dhe Drejtuesin e Seksionit Kundër Korrupsionit në SPAK, Klodjan Braho, të cilët janë të përkushtuar në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe pandëshkueshmërisë në Shqipëri. Znj. VanHorn shprehu admirimin e Shteteve të Bashkuara për përpjekjet e palodhura të SPAK-ut dhe i nxiti ata të vazhdojnë punën e tyre të guximshme dhe të udhëhequr nga integriteti. Ajo theksoi se SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë kanë mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara në misionin e tyre për popullin shqiptar, duke shtruar rrugën e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.

Read Entire Article