Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj thekson se Kongresi i sotëm ishte përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe të Partisë Socialiste në 2025.
Teksa ka postuar foto nga dita e sotme e Kongresit, Veliaj uron dhe anëtarët e sapozgjedhur nga qarku i Tiranës për në Asamblenë Kombetare tw PS.
“Mbyllëm një ditë fantastike sot, si përgatitje për fitoren e madhe të Edi Ramës dhe Partisë Socialiste në 2025. Faleminderit dhe urime anëtarëve të sapozgjedhur në Asamble nga Tirana, Kamza, Vora, Rrogozhina dhe Kavaja. Më e mira është përpara! Forca”, shkruan Veliaj.