Vend i paeksploruar apo pushime low cost? Britanikët braktisin Spanjën dhe Greqinë për Shqipërinë

4 months ago 26

Turistët britanikë braktisin Spanjën dhe Greqinë dhe tanimë po i drejtohen Shqipërisë për të zbuluar vende të pashkelura më parë.

Kështu thuhet në një artikull të publikuar nga “Birmingham Live”. Tabloidi britanik mes të tjerash shkruan se drejt këtij destinacioni udhëtimi është low-cost.

Shqipëria po kthehet në destinacionin më të vizituar për miliona turistë gjatë muajve të fundit për turistët të cilët kërkojnë të zbulojnë plazhe të pa shkelura, qytete historike, ushqimin e mrekullueshëm dhe lumenjtë që gjarpërojnë në vendin e shqiponjave.

Shefi ekzekutiv i një prej kompanive që ofron udhëtime drejt Shqipërisë shprehet se Shqipëria po bëhet një vend i mrekullueshëm që i ofron të gjitha.

Ebel zbuloi se 10 vjet më parë kur ai i ishte bashkuar bordit ekzekutiv të kompanisë kishte sugjeruar mundësinë për të përfshirë Shqipërinë në listën e destinacioneve për pushime.

“Fillimisht, unë nuk mund t’i bindja njerëzit të investonin atje. Por, me pas dy nga pushuesit tanë shkruajtën vlerësimet e tyre në faqen e internetit të cilat kishin review maksimale”, shprehet Ebel.

Kuzhina tradicionale, mikëpritja dhe cilësia sipas Ebel i ka bërë pushuesit britanik të rikthehen disa herë brenda vitit në Shqipëri.

“Unë jam një tifoz i madh i Shqipërisë. Është në axhendën tonë dhe të turistëve ta zbulojnë atë. Mendoj se perspektiva është e madhe dhe nuk do të habitesha nëse fillojmë një program të rëndësishëm atje,”shprehet Ebel

Bordi turistik i Shqipërisë vitin e kaluar deklaroi se vendi ka hotele me pesë yje të cilat ofrojnë një kualitet të ngjashëm me vendet europiane dhe jo vetëm.

Read Entire Article