Vera sjell edhe zjarret, kreu i Zjarrfikëses Tiranë: Vijnë nga dora e njeriut, jo nga temperaturat!

3 months ago 20
Reklamë

Numri i zjarreve për muajin qershor është rritur krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë. Këtë e konfirmoi Drejtori i Zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj në një intervistë për RTSH.

Nëse 2-3 vitet e fundit zjarret kanë filluar në korrik e mbrapa, këtë vit kanë filluar që në qershor. Për të përballuar këtë situatë, ne nga 1 korriku deri në 30 shtator nxjerrim 25% të efektivit në gatishmëri”, tha ai.

Goxhaj u ka bërë thirrje qytetarëve që gjatë kësaj periudhe të kenë një kujdes të shtuar.

Ne nuk jemi një vend që zjarret vijën nga temperaturat e larta, por vijnë nga dora e njeriut, qoftë nga pakujdesia, qoftë qëllimisht. Qytetarët gjatë këtyre muajve nuk duhet të përdorin zjarret për eliminimin e mbetjeve bujqësore”, theksoi Goxhaj.

Teksa ka folur për ndërhyrjet në zonat urbane, drejtuesi i Zjarrfikëses Tiranë po ashtu ka një kërkesë për shoferët e automjeteve.

Ne duam hapësira më të mëdha dhe i bëjmë thirrje qytetarëve në blloqet e banimit t’i parkojnë automjetet në vendin e duhur sepse shpesh bëhen pengesë. Megjithatë kjo nuk do të thotë që shërbimi zjarrfikës nuk do të reagojë”, deklaroi ai.

Goxhaj ka theksuar se shërbimi zjarrfikëses në qarkun Tiranë ka të gjitha kapacitetet për t’u përballur me situatën e zjarreve si dhe një bashkëpunim me instancat e tjera vendore për t’u ardhur qytetarëve në ndihmë në kohën e duhur.

/a.r

Read Entire Article