Vetëdeklarimi i policëve për lidhjet me krimin, Sindikata: I paligjshëm, zëvendëson vetingun

3 months ago 21
Reklamë

Një ditë pas firmosjes nga drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit të urdhrit për plotësimin e formularit të posaçëm për lidhjet me krimin nga efektivët blu, Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit e konsideron të paligjshëm këtë formular.

Nuk besoj që ajo deklaratë të jetë realisht aq e pastër. Nëse dikush ka vite që punon në Policinë e Shtetit në këtë moment nuk ka si ta deklarojë në qoftë se ka një aktivitet. Detyrimin për të vërtetuar aktivitetin e kanë struktura të tjera që merren me këtë punë. Vetëdeklarimi ne gjykojmë se është vetëm për punonjësit që i kap vetingu,” thotë kreu i Sindikatës, Sadedin Fishta.

Madje, ai shkon edhe më tej, kur thotë se me plotësimin e tij, synohet zëvendësimi “në heshtje” i procesit të vetingut te uniformat blu, që sipas tij është ngadalësuar te Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Rreth 12 mijë efektivë të të gjitha reparteve të Policisë së Shtetit duhet që deri më 30 qershor të plotësojnë formularin, te i cili duhet të deklarojnë nëse kanë pasur apo jo lidhje apo kontakte me krimin e organizuar.

Kjo deklaratë nuk besoj se ka efekt juridik, për sa kohë nuk është e bazuar as në ligj, as në akte nënligjore. Nëse do të ketë pasoja nga këto deklarime ne sigurisht që do të merremi drejtpërdrejt me mbrojtjet,” shprehet z. Fishta.

Policia e Shtetit tha se ky hap vjen me synim mbështetjen e procesit të pastrimit të policisë nga ata persona që shkelin ligjin dhe betimin. Më herët punonjësit e Policisë i janë nënshtruar plotësimit të një tjetër formulari në lidhje me përdorimin e aplikacionit Sky Ecc.

/a.r

Read Entire Article