Vizion Plus ka siguruar pamjet nga atentati në Shkodër, ku u vra me armë zjarri 36-vjeçari Elis Rroshkodol.
Mësohet se 36-vjeçari ishte duke pirë kafe në një lokal kur është qëlluar me armë nga një distancë e afërt.
Lexo edhe :
Related Posts
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Isuf Sokoli” në ambientet e brendshme të lokalit.
Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë rrethuar zonën.
Sakaq, emri i 36-vjeçarit nuk është i panjohur. Rroshkodoli në vitin 2023 ka plagosur me thikë një rumun dhe u arratis drejt Stambollit. Ndërsa në vitin 2014, është arrestuar bashkë me një grup shqiptarësh të tjerë për grabitje në Belgjikë.