Një autobus që transportonte punëtorë u përfshi në një aksident, ku si pasojë u plagosën 45 persona.
Autobusi me 47 pasagjerë po udhëtonte nga Barcelona për në qytetin Tordera në rajonin verilindor të Katalonjës.
Dhjetëra të plagosur u transferuan në qendrat shëndetësore aty pranë. Tre pasagjerë në gjendje të rëndë janë transportuar me helikopter drejt spitaleve.
Drejtuesit e automjeteve janë paralajmëruar të shmangin zonën pasi puna për largimin e autobusit pritet të zgjasë disa orë. Autobusi duket se ka rrëshqitur nga rruga, është përplasur në buzë të tunelit dhe është përmbysur. Sipas informacioneve në aksident nuk është përfshirë asnjë automjet tjetër.
⛑ Tres heridos críticos en un accidente de autobús que trasportaba trabajadores de Inditex en Pineda de Mar (Barcelona) #Barcelona #Emergenciashttps://t.co/enYZBLDmuB pic.twitter.com/F3WRMfBjY2
— Info 288 (@info288) July 16, 2024
🇪🇦 #España
Este martes un autobús sufrió un aparatoso accidente en la localidad de Pineda de Mar, al norte de Barcelona.
Se reportaron 33 heridos de diversa consideración.
📹 Bomberos de Catalunya #accidente #sucesos #pinedademar pic.twitter.com/D5JlTlJpWa
— Voz de la Diáspora (@VozDiasporaSV) July 16, 2024