VIDEO/ Aksident në Vlorë, motori përplas dy këmbësoret, njëra e mitur

3 weeks ago 26
Reklamë

Një aksident i rëndë ka ndodhur në bulevardin Vlorë-Skelë, ku një motor ka përplasur dy kalimtare.

Burime nga vendngjarja bëjnë më dije se kalimtari ishte duke kaluar rrugën në momentin që ndodhi përplasja. Nuk bëhet ende e ditur nëse shkak për aksidentin u bë shpejtësia e lartë motorit apo një gabim i kalimtareve.

Sakaq, të dëmtuar kanë mbetur drejtuesi i motorit dhe këmbësoret.

“Rreth orës 21:45, në bulevardin “Ismail Qemali”, shtetasi E. R., 27 vjeç, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar dy shtetase këmbësore, konkretisht shtetasen A. R., 20 vjeçe dhe një shtetase të mitur 10 vjeçe.

Si pasojë e aksidentit, kanë mbetur të dëmtuar lehtë dy shtetaset së bashku me drejtuesin e motomjetit, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Ambulanca ka transportuar të  plagosurit drejt spitalit rajonal, ndërkohë policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton për të zbardhur rrethanat e aksidentit. /vizionplus.tv

Read Entire Article