Policia e Krujës ka vënë në pranga dy vëllezër të cilët kidhin grabitur aksesorë floriri në një banesë me vlerë 55 mijë euro.
U arrestuan shtetasit S. D., 30 vjeç, dhe S. D., 21 vjeç, (vëllezër), banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.
Dy vëllezërit dyshohet se me datë 21.07.2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë në Fushë-Krujë, shumën 55 000 euro, dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
Arrestimi i tyre ëhstë bërë në rrugë, ndërsa ata ishin duke udhëtuar me makinë.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Survejimi”, nga Komisariati i Policisë Krujë në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë.
Sekuestrohen aksesorë floriri të dyshuar të vjedhur, dhe një automjet.
Specialistët për Hetim e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë në bashkëpunim me me Seksionin e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale në DVP Tiranë dhe DVP Vlorë, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, dhe për vënien përpara përgjegjësisë penale, të shtetasve që i kryejnë ato, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Survejimi”.
Si rezultat i tij u arrestuan shtetasit S. D., 30 vjeç, dhe S. D., 21 vjeç, (vëllezër), banues në Vlorë, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.
Dy vëllezërit dyshohet se me datë 21.07.2024, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në një banesë në Fushë-Krujë, shumën 55 000 euro, dhe aksesorë të ndryshëm floriri.
Materialet i kaluan Prokurorisë.