Një atentat ndodhi pasditen e sotme në Berat, ku u qëllua me armë ndaj 46-vjeçarit Altin Halili.
Ky i fundit rezulton të jetë person me precedentë të mëparshëm penalë, pasi ka qenë më parë i dënuar për vrasje. Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka patur persona të lënduar.
Lexo edhe :
Related Posts
Ndërkohë që policia po heton për zbardhjen e ngjarjes ndërsa ka ngritur postoblloqe në rrugët kryesore.
Pas atentatit është gjetur një makinë e djegur tip “Hunday” e cila dyshohet se është përdorur nga autorët.
Vizion Plus ka siguruar edhe pamjet e makinës së djegur, teksa po punohet për kapjen e autorëve. /vizionplus.tv