VIDEO/ Atmosferë elektrizuese, më pak se 30 minuta para nisjes, stadiumi i Dusseldorfi-t i tejmbushur nga ngjyrat kuqezi

2 months ago 20
Reklamë

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, tifozët kuqezi nuk mund të mungonin në ndeshjen e fundit dhe më të rëndësishmen për kualfikimin më tej.

Arena e Dusseldorfit, me pak se 30 minuta para se të nisë sfida është thuajse i tejmbushur nga tifozët tanë. Një atmosferë elektrizuese, sikundër mund të shihet edhe nga pamjet.

Nga informacionet e fundit flitet se numri I tifozëve kuqezi do të kalojë 35 mijë, siç ishte parashikuar deri para ditës së sotme.
Sido që të shkojë, e sigurt është që Shqipëria e ka me “vete” gjithmonë lojtarin e 12-të, publikun e mrekullueshëm, i cili ka mbërritur në Gjermani nga të katër anët e globit./m.j

VIDEO + VIDEO  + VIDEO 

Read Entire Article