VIDEO/ Ç’po ndodh pas Ferma VIP? Baby G trazon rrjetin me veprimin për Dijonisin

2 months ago 26
Reklamë

Marrëdhënia e Baby G dhe Dijonisit ka qenë një nga më të komentuarat në Ferma VIP. Provokimet e dyshes shkonin shumë pranë “vijës së kuqe” duke ngritur mjaft hipoteza për marrëdhënien e tyre.

Por asnjëri nuk pranoi se mes tyre ka diçka më shumë se miqësi.

Ka qenë Baby G ajo që ka rikthyer sërish zhurmën për raportin e tyre. Ajo ka publikuar së fundmi një video në TikTok ku performon me këngën e re të Dijonisit, “Baby Mama”.

Por jo vetëm kaq. Në nisje të videos shfaqet deklarata e Dijonisit gjatë qëndrimit në Fermë ku shprehet se nuk e ka seriozisht me asnjërën nga vajzat aty, e më pas jasht vjen kënga “Baby Mama”.

“Ku është Baby Daddy im?”, shkruan këngëtarja në përshkrimin e vidos.

Kjo video e bërë nga Baby G le dyshime se kënga mund të jetë një dedikim për të. Apo jashtë ka patur zhvilime mes dyshes së zhurmshme të Ferma VIP? /vizionplus.tv

@iambabygee Where is my BABY DADDY 🤔 #summertime #funny #newsong #dijonis #babymama ♬ original sound – ￶⭕️✈︎PIXEL
Read Entire Article