VIDEO/ Daku e mëson nga televiziori se është thirrur nga Slivinjo, në shtëpinë e sulmuesit “kërcet’ arma

3 months ago 23
Reklamë

Mirlind Daku është një nga 27 futbollistët e grumbullur nga trajneri Silvinjo për të qenë pjesë e kombëtares shqiptare në kampionatin europian “Gjermani 2024”.

Në rrjet po qarkullon një video ku duket se Daku e ka mësuar nga televizori se është grumbulluar nga trajneri Silvinjo.


Siç shihet në video në momentin që del emri i tij, Daku dhe familjarët shpërthejnë nga gëzimi, ku sigurisht ka dhe momente “alla shqiptarçe”, ku nuk mungojnë as të shtënat me armë.

Mirlind Daku, sulmuesi i Rubin Kazan ishte një nga 27 emrat që Silvinjo ka grumbulluar për në Euro 2024.

Read Entire Article