VIDEO/ Debat në mes të rrugës më pas kërcet arma, si ndodhi plagosja në Durrës, djali i 71-vjeçarit: Nuk i kishim asnjë borxh

3 months ago 35

Kanë dalë pamjet nga momenti i plagosjes së 70-vjeçarit Fadil Hunda, pak ditë më parë në Durrës nga Adil Hizdri.

Siç shihet edhe nga pamjet i moshuari afrohet te makian e autorit dhe pasi bisedojnë pak, largohet me vrap.

Më pas Hizdri zbret nga mjeti dhe ka një përplasje fizike mes tyre, ndërsa shihet që Hizdri mer për krahu të moshuarin dhe kalonë në anën tjetër të rrugës.

Djali i të plagosurit, Romir Hunda ka hedhur poshët pretendimet se plagosja u bë për shkak të borxhit që i kishin autorit.

Ai ka thënë se ajo ishte pengmarrje, duke shtuar se autori kishte qenë më herët punonjës në biznesin e tyre.

Ishte pengmarrje jo plagosje për shkak borxhi. Nuk i kemi pasur asnjë borxh autorit. Ai ka qenë në punë te ne, e kemi paguar deri në fund dhe e hoqëm nga puna. Donte të na vinte gjobë neve duke marrë peng babain tonë. Ia lë drejtësisë ta zbardhi, në të kundërt do e zgjidh vetë”, deklaroi Romir Hunda.

/Vizionplus.tv/

Read Entire Article