Një video e re e momenteve para atentatit ndaj Donald Trump pasditen e së shtunës në Pensilvani ka dalë në dritë, duke ngritur pikëpyetje të reja në lidhje me boshllëqet e sigurisë që lejuan të ndodhte incidenti.
Në video shihet se qytetarët kanë parë 20-vjeçarin Thomas Matthew Crooks teksa është ngjitur në çatinë nga ku ka qëlluar drejt ish-presidentit amerikan.
“Ai po ngjitet në çati, e shihni? A është shtrirë?”, dëgjohen të thonë qytetarët.
BREAKING:
New video shows just how early on people spotted the Trump shooter and started alerting the police pic.twitter.com/ZC2wrsJNfm
— Visegrád 24 (@visegrad24) July 15, 2024
“Policia këtu, është dikush në çati”, bërtet dikush me uniformë. Sipas Associated Press duke cituar burime sigurie, një oficer i policisë lokale u ngjit në çati dhe pa Crooks që i drejtoi pushkën. Më pas, sipas të njëjtave burime, oficeri u tërhoq dhe Crooks qëlloi drejt Trump.
Shërbimi Sekret fajëson policinë lokale
Në të njëjtën kohë, një përfaqësues i Shërbimit Sekret që foli për New York Times fajësoi policinë lokale për të shtënat.
Sipas Anthony Giulemi, 20-vjeçari ishte jashtë perimetrit që agjentët e Shërbimit Sekret ishin ngarkuar të ruanin.
Sipas tij, Shërbimi Sekret ishte përgjegjës për sigurinë në vendin e tubimit të Trump, ndërsa policia lokale në Pensilvani kishte për detyrë të siguronte zonën jashtë vendit.
Megjithatë, sipas New York Post, banorët vendas thanë se ata nuk u vizituan nga askush me uniformë as para dhe as gjatë tubimit të Trump./vizionplus.tv