VIDEO/ E trishtë! Babai i Liam Payne i bashkohet homazheve të fansave për të birin, para hotelit ku humbi jetën

1 day ago 17

Babai i Liam Payne , Geoff Payne, ka bërë nderim të përzemërt djalit të tij në hotelin ku ndodhi ngjarja tragjike. Babai i yllit të ndjerë të pop-it u pa mes të pranishmëve duke bërë nderime për ish-anëtarin e One Direction.

Geoff Payne lexoi letrat dhe mesazhet e lëna nga fansat dhe ndaloi pranë luleve, fotografive dhe qirinjve të vendosur rreth një peme pranë hotelit. Ai gjithashtu falënderoi fansat për homazhet para se të largohej.

Ndërsa ai mbërriti, fansat krijuan një mur me trupat e tyre për të penguar paparacët që të mos afroheshin shumë me të.

Liam vdiq në moshën 31-vjeçare në Buenos Aires, Argjentinë, pasi ra nga ballkoni i një hoteli./vizionplus.tv

Read Entire Article