Izraeli godet pa mëshirë Gazën, 87 të vrarë, bombardimet një ditë pas tentativës për sulm ndaj Netanyahut

7 hours ago 304

Me bombardime të pamëshirshme në Gaza dhe Liban, ushtria izraelite iu përgjigj tentativës për sulm ndaj banesës së kryeministrit Benjamin Netanyahu, një ditë më parë.

Të paktën 87 persona  mbetën të vrarë , ndërsa më shumë se 40 të tjerë u plagosën  si pasojë e sulmeve izraelite  mbi qytezën  Beit Lahia.

Kjo qytezë ishte ndër të parat që u sulmua edhe kur  Tel Avivi  nisi pushtimin tokësor të Gazës një vit më parë.

Ndërkohë ushtria izraelite ka publikuar video të liderit të Hamasit Yahya Sinëar më 6 tetor 2023. Pamjet tregojnë se ai strehohej së bashku me familjen e tij në një tunel nëntokësor  dhe është larguar një ditë përpara  sulmit të 7 tetorit.

Sipas zëdhënësit të ushtrisë izraelite Daniel  Hagari “Sinëar kishte punuar për vite me radhë në planin e sulmit terrorist kundër Izraelit,”.

Lufta e Izraelit në Gazë ka vrarë mbi 42.000 palestinezëve, sipas autoriteteve lokale shëndetësore, të cilat nuk bëjnë dallimin mes luftëtarëve dhe civilëve. /vizionplus.tv

Read Entire Article